E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Video e montuar nga Edi Rama. Prokuroria te nise hetimin

Në komentin e tij të parë për vidion Meta– Prifti, shefi i qeverisë ia ka faturuar Edi Ramës autorësinë e atij që e ka cilësuar montazh diletantesk. Berisha i ka kërkuar Ina Ramës të zbardhë të vërtetën e trukimit të fabrikuar në selinë rozë, me qëllim marrjen e pushtetit.

• Rama: Video s'është montazh. Berisha- Meta, çift i rrezikshëm
• Topi: Prokuroria të bëjë transparencë
• Videoja, Meta: Do ta fitoj betejën
• Prifti 4 orë në prokurori, dorëzon videon origjinale

“Kryeministri ka vetëm një kërkesë që prokuroria e vendit të bëjë hetimin më të plotë. Dua ta garantoj se do të ketë çdo lehtësi, jo vetëm për kët çështje, por në çdo hetim që do të ketë nevojë ndaj çdo zyrtari të këtij vendi” tha Berisha.

Duke e quajtur të gjithë ngjarjen një histori çimkash, shefi i qeverisë pohoi se ish- ministri i energjitikës i kishte vënë në dispozicin videon, të cilën kishte refuzuar ta shihte.

“Imagjinoni se ç’mund të bëjë ky njeri me ju po të ketë pushtet kkur ndaj kryeministrit nuk mbahet dot dhe monton, trukon video dhe dokumenta. Janë të aftë të sajojnë çdo gjë, të montojnë gjithçka, pa asnjë lloj skrupulli sepse mendojnë që në këtë mënyrë i afrohen pushtetit. Pse e kanë trukuar? Shpirti i tyre e di. Pse e kanë falsifikuar? Morali i tyre e di. Një gjë është e sigurt, që po të doja unë videoja nuk vinte tek ju, por nuk e mora unë. Ata që tentuan të nxirrnin favor me video tek unë dështuan. U dëshmuan falsifikatorë ordinerë” tha Berisha.

Shefi i qeverisë përgëzoi aleatin Meta për heqjen dorë nga imuniteti, veprim që sipas tij është shenjë transparence.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›