Guinea- Bissau njeh Kosovën
Republika Guinea- Bissau, ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Aleanca Kosova e Re gjatë një konference për media të mbajtur diten e sotme.
Republika Guinea- Bissau ndodhet në Afrikën perëndimore dhe kufizohet me Senegalin në veri dhe me Guinenë në jug dhe lindje, ndërsa me Oqeanin Atlantik në perëndim.
Guinea- Bissau është shteti dytë që njeh pavarësinë e Kosovës këtë vit, pas Katarit, dhe i 74-ti që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.