E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KMDLNJ: Të dënohen shoferët me targa serbe

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të dënohen të gjithë drejtuesit e automjeteve me targa serbe, që tashmë janë shpërndarë nga  MUP-i e Serbisë, dhe ato që kanë qenë në përdorim deri tani.

Sipas KMDLNJ-së, “nëse nuk lejohet që automjetet me targa të Kosovës të qarkullojnë në territorin e Serbisë, atëherë nuk duhet të lejohet, që automjetet me targa serbe të lëvizin në territorin e Kosovës”.

Kjo organizatë, nëpërmjet një deklarate me shkrim, ka kërkuar nga drejtori i policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, që të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës me përkatësi serbe, “të cilët nuk i binden zinxhirit komandues të Prishtinës, të përjashtohen nga policia e Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›