E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guinea Conarcy e Nigeri njohin pavarësinë e Kosovës

Ka arritur në 79 numri i shteteve, që kanë njohur deri më sot pavarësinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli konfirmoni zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës, se Republika e Guinesë Conakry dhe Nigeria, janë shtetet e radhës, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se pavarësia e Kosovës është njohur dhe nga dy shtete të tjera.
 

“Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinea Franceze dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”, tha Jetlir Zyberaj, këshilltari i zëvendëskryeministrit.
 

Zyrtarisht, deri tani Kosova është njohur nga 77 shtete nëse do të konfirmohen dhe njohjet e fundin atëherë numri do të shkojë në 79. Kosova shpalli pavarësinë me 17 Shkurt 2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›