E Diel, 1 Nëntor 2026

Beçaj: Distancohem nga videoja, vajza u emërua nga kriteret

“Distancohem prerazi dhe në mënyre kategorike nga përfshirja ime si Kryetare e Gjykatës së Lartë në këtë çështje", theksoi ajo në një deklaratë për mediet.

Duke sqaruar emërimin e së bijës në një mision diplomatik në Austri, zonja Beçaj thekson se "emërimi i vajzës time si nëpunëse në një mision diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit është bërë në respektim të kritereve të vendosura bazuar në arsimimin, formimin dhe profesionalizmin e saj. Pra, në asnjë mënyrë, emërimi i saj në këtë detyrë nuk është bërë në këmbim të ndereve apo favoreve, që kanë lidhje me detyrën time". 

Më tej, Shpresa Beçaj siguron se si kryetare e Gjykatës së Lartë nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në dhënien e vendimeve të kolegjeve të kësaj gjykate.

 "Si Kryetare e Gjykatës së Lartë garantoj se nuk kam ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyj asnjëherë për asnjë lloj motivi ose arsyeje, në dhënien e vendimeve të kolegjeve të Gjykatës se Lartë dhe konfirmoj publikisht angazhimin tim se pavarësinë dhe kompetencat e pushtetit gjyqësor që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji, do t’i vendosë gjithmonë në themel të zgjidhjeve ligjore, objektive dhe profesionale të çështjeve që janë në juridiksionin e kësaj gjykate. Presionet e çfarëdollojshme që ushtrohen mbi Kryetarin e Gjykatës së Lartë nuk mund të lëkundin qëndrimin dhe vendosmërinë për zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit", deklaroi Beçaj./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-14 15:24
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›