Gul: Regjimi i Assadit në situatë pa rrugëdalje

Regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad, është pa rrugëdalje, por vetëm sirianët mund të bëjnë ndryshime, që është më mirë sesa intervenim i jashtëm, deklaroi presidenti turk, Abdullah Gul, për gazetën britanike "Gardian".
Refuzimi i presidentit Assad që ta zbatojë planin për dalje nga kriza, të propozuar nga Liga Arabe, negociatat ndërkombëtare i bëri të pamundshme, tha Gul.
"Tani me të vërtetë është shumë vonë për negociata ndërkombëtare. Bashar al Assad, duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër. Dhe thënë sinqerisht, tashmë nuk kemi besim në të”, theksoi Gul.
Gul i bëri thirrje aleatit të dikurshëm Assadit qe të tërhiqet nga pushteti pa dhunë dhe nënvizoi se duhet të bëhet gjithçka që është e mundur që mos të lejohet fillimi i një lufte qytetare në Siri.