E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në 2013-ën, Dell mbështet Thaçin

Propozimit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 2013, e jo më 2012, siç është precizuar me marrëveshjen e arritur muaj më parë ndërmjet Thaçit- Mustafës e Pacollit, ka marrë mbështetje edhe të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christofer Dell.

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, që në Kosovë njihet si njeriu më i fuqishëm, ka thënë se nuk është i informuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet disa subjekteve politike për kohën e mbajtjeve të zgjedhjeve presidenciale, siç kanë raportuar mediat rreth marrëveshjes ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Mirëpo, ai ka thënë se mbështet shtyrjen e afateve të mbajtjes së zgjedhjeve, në qoftë se kjo nevojitet për një proces të mirëfilltë zgjedhor.

 “Unë ende nuk e di se a është arritur ndonjë marrëveshje apo është biseduar lidhur me këtë nga udhëheqësit politikë apo nga udhëheqësit e partive politike. Por nëse mendohet se nevojitet më shumë kohë që të merren me këtë çështje në mënyrë që të pasqyrohet vullneti i popullit, atëherë unë e mbështes dhe ma merr mendja që edhe kolegët e mi do ta mbështesin një gjë të tillë”, ka thënë ambasadori Dell.

Megjithatë, debatin e fundit rreth kohës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, Dell e ka cilësuar si “fals” dhe një fushatë që sipas tij, po nxitet përmes gazetave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›