Dorëhiqet kryetari i Partisë Socialiste Evropiane

"Po njoftoj se pas konventës së PSE (e parashikuar nga 24 deri në 26 nëntor), do të largohem nga detyra ime e kryetarit të PSE-së. Gjithçka ka kohën e vet. Për mua ka ardhur koha të hap një kapitull të ri në jetën time", tha Rasmussen në një komunikatë të publikuar një ditë pas humbjes së socialistëve në Spanjë. Ndërkohë, më parë kanë humbur laburistët në Britaninë e Madhe dhe socialistët në Portugali, Papandreu në Greqi po ashtu u detyrua të dorëhiqej.
Rasmussen ishte kryetar i Partisë Socialiste Evropiane që prej prillit 2004, ndërsa tani thotë se do të dorëhiqet për arsye familjare. Partia Socialiste Evropiane bashkon partitë socialiste, social-demokrate dhe laburiste në Evropë./Start/
2011-11-21 16:46