E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gul kunder armeve berthamore ne Lindjen e Mesme

Presidenti i Turqise Abdullah Gul do te kerkoje gjate fjalimit te tij ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se qe Lindja e Mesme te jete nje zone pa arme berthamore.

Gyl ka bere thirrje te ngjashme edhe ne te kaluaren por kete radhe kerkesa vjen ne kohen kur raportet Turqi-Izrael jane te acaruara. Besohet se Izraeli zoteron arme berthamore.

Ne majin e ketij viti forcat izraelite nderhyn ushtarakisht kunder nje anije me ndihma humanitare e cila synonte te thyente bllokaden ne Rripin e Gazes. Nente qytetare turqe humben jeten gjate ketij incidenti.

Ne deshirojme ta shohim rajonin tone pa arme berthamore theksoi Gul ne intervisten dhene agjencise se lajmeve Associated Press. Rajoni nuk duhet te perballet me nje kercenim te ketille shtoi ai.

Gul theksoi se synon ta hap kete ceshtje gjate fjalimit te cilin do ta mbaje neser para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Ne pergjithesi vleresohet se Izraeli qe nga vitet e 60-ta ka grumbulluar nje arsenal berthamor por ky vend refuzon qe te diskutoje statusin e vet si fuqi berthamore.

Deklaratat e Gulit me gjase do ta hidherojne SHBA-ne e cila nuk deshiron qe kjo ceshtje te ngritet pikerisht tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›