E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA prane miratimit per konsum te salmonit te modifikuar gjenetikisht

Qeveria amerikane po shqyrton per here te pare mundesine e miratimit te nje kafshe te modifikuar gjenetikisht per konsum nga njeriu. Behet fjale per peshkun salmon por miratimi i tij do tu hapte rrugen edhe kafsheve te tjera. Ata qe e mbeshtesin kete mase thone se do te sherbente per te ushqyer popullaten e planetit qe po shtohet me ritme te shpejta ne nje kohe kur ujerat e lumenjve dhe oqeaneve po varferohen dhe nuk i permbushin dot keto kerkesa.

Pas nje analize disa vjecare njoftohet se Administrata Amerikane per Ilacet dhe Ushqimin eshte gati te deklaroje miratimin e saj per shitjen per konsum njerezor te salmonit te modifikuar gjenetikisht. Ky vendim i mbajtur pezull prej vitesh dhe qe ka zgjuar shume polemika mund tu hape rrugen tregtimit te kafsheve te tjera te modifikuara gjenetikisht.

AquaBounty - nje kompani qe operon ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanada ka mbi 20 vjet qe merret me studimin dhe modifikimin gjenetik te salmonit. Ronald Stotish eshte president i AquaBounty Technologies.

Ky salmon rritet afro 2 here me shpejt se salmoni i zakonshem dhe kjo thjesht per faktin se fale modifikimit gjenetik permban nje kopje te dyte te hormonit te rritjes. Pra ketij salmoni i kemi shtuar nje gjen tjeter te marre po nga salmoni.

Stotish thote se AquaBounty zgjodhi salmonin per kete pune pasi ka vlera te larta ushqyese.

Parashikojme qe me shtimin e popullsise se planetit te rritet kerkesa per proteine cilesore. Peshku eshte nder transformuesit me efikas te ushqimit ne proteine ushqyese.

Stotish thote se miratimi i salmonit ne Shtetet e Bashkuara eshte nje hap shume i rendesishem per rritjen e tij komerciale ne ferma basene peshku ne te gjithe boten.

Ne shesim veze nga e cila del nje salmon femer plotesisht sterile. Keto peshq mund te rriten edhe ne sisteme basenesh ne rezervuare te ngjashme me ato ku rritet trofta aktualisht.

Ronald Stotish thote se duke prodhuar vetem femra sterile te cilat mbahen ne sisteme te mbyllura eliminohet rreziku i daljes se tyre nga ky sistem dhe ndotja e mjedisit apo cenimi i biodiversitetit te salmonit te eger. Njerezit thote ai nuk duhet ti shqetesoje fakti qe po hane salmon te modifikuar gjenetikisht

Ketu ne Shtetet e Bashkuara kemi kohe qe konsumojme sasi te konsiderueshme soje gruri dhe kultura te tjera bujqesore te modifikuara gjenetikisht. Ky eshte realitet edhe ne vende te tjera ne bote.

Por kjo seshte plotesisht e vertete. Sipas nje raporti te Bankes Boterore vetem 22 vende mbjellin fare te modifikuar gjenetikisht qe perben rreth 8 per qind te siperfaqes globale te kultivuar. Arsyeja per kete thote raporti eshte perceptimi publik se keto bime jane te rrezikshme per shendetin dhe mjedisin.

Bashkimi Evropian ka rregullore te forta per kulturat e modifikuara gjenetikisht duke lejuar vetem nje numer te kufizuar. Kohet e fundit BE propozoi mundesine qe vendet anetare te vendosin vete nese mund ti lejojne apo kufizojne ato.

Ne Shtetet e Bashkuara Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve e cila do te marre vendimin per salmonin e ri nuk pranoi te bente komente. Por Departamenti i Bujqesise ka shprehur shqetesim per pakesimin e rezervave te peshkut dhe nevojen per prodhim me te madh. Mark Mirando punon per Institutin Kombetar te Ushqimit dhe Bujqesise prane ketij Departamenti.

Kerkesa per prodhime deti ne Shtetet e Bashkuara dhe bote po rritet me shpejtesi por kapaciteti i oqeaneve per te perballuar furnizimin qofte edhe ne nivelet aktuale pa pasur rritje popullsie apo kerkese po bie.

Sipas statistikave te Departamentit te Bujqesise akua-kultura kultivimi i peshkut ne Shtetet e Bashkuara ka arritur vleren e afro 1 miliard dollareve gjate 20 vjeteve te fundit kryesisht fale kerkeses ne rritje dhe kufizimit te peshkimit ne zona natyrale.

Nese provohet se ky modifikim gjenetik eshte i pademshem dhe nuk lindin shqetesime se peshku mund te shpetoje nga basenet dhe te futet ne lumenjte natyrore ku te konkurroje me peshkun natyral atehere do te thoja se eshte nje metode e vlefshme per te rritur efikasitetin e prodhimit ushqimor.

Pavaresisht nga parashikimet per rritje popullate thjesht fakti qe ne te gjithe boten ka pikepyetje te medha per kulturat bujqesore te modifikuara gjenetikisht con ne perfundimin se ky salmon do te hase ne kundershti edhe me te forta dhe do te zgjoje polemika edhe me te ndezura. /voa/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›