Gumi, betohet para Topit si minister
Viktor Gumi, mori dje zyrtarisht postin e ministrit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Ashtu sic e kerkon dhe protokolli, ministri i ri kreu betimin ne ceremonine e organizuar ne Pallatin e Brigadave. Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekretit te kreut te shtetit, Gumi beri betimin para Presidentit Bamir Topi, i cili i uroi suksese ne detyren e larte dhe te veshtire. Te pranishem ishin dhe sekretari i Pergjithshem, Aleksander Flloko, anetare te kabinetit te Presidentit dhe te ftuar. Gumi u emerua pak dite me pare nga kryeministri Sali Berisha, si minister i Punes pas doreheqjes se Kosta Barkes, i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Barka dha menjehere doreheqjen pasi partia qe ai perfaqeson PBDNJ, doli nga koalicioni qeverises per t'u bere aleate me Partine Socialiste, ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.