E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Kroaci, takim me Mesic

Presidenti Bamir Topi, do te nise sot nje vizite zyrtare ne Kroaci. I shoqeruar dhe nga Zonja e Pare, Teuta Topi, kreu i shtetit, do te zhvilloje nje vizite tre ditore ne Kroaci me ftese se homologut te tij Kroat, Stjepan Mesic. Gjate qendrimit ne Kroaci, Presidenti Topi do te zhvilloje bisedime me autoritetet me te larta kroate, Presidentin e Kroacise, Stjepan Mesic, Kryetarin e Parlamentit te Kroacise, Luka Bebic, si dhe Kryeministrin e Kroacise Dr. Ivo Sanader. Takimet dypaleshe te Presidentit me keto autoritete te larta si dhe mes delegacioneve zyrtare respektove, do te perqendrohen ne zgjerimin dhe thellimin e marredhenieve dhe bashkepunimit reciprok mes Shqiperise dhe Kroacise ne kuader te partneritetit si aleate me te drejta te plota ne NATO, te aspirates integruese te dy vendeve tona per ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›