Olldashi: "Rama, lider politik qe nuk mund t'i besohet qeverisja"
Ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi gjate nje takimi te mbajtur dje, me banoret e komunave Shupenze dhe Fushe-Bulqize, te rrethit Bulqize, e cilesoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Ramen si nje lider politik te cilit nuk mund t'i besohet, per shkak se nuk pranon as te fuse emrin e tij ne listat per deputet. Sipas Olldashit, kryesocialisti Rama nuk mund t'i besohet edhe per faktin se ne bashkine e Tiranes, ka dhene si shembull vetem korrupsionin e lejeve te ndertimit.