E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Dule firmos me Bollanon

Denis Dedej

Vetem pak kohe para perfundimit te afatit zyrtar per dorezimin e listave te kandidateve per deputete ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me organizaten OMONIA dhe shoqaten e Vlleheve te Shqiperise. Pas nenshkrimit te kesaj marreveshje, 3 kryetaret respektive zhvilluan nje konference te perbashket per mediat, mbi shprehjen e qendrimit te perbashket per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule beri te ditur se partia qe ai drejton, do te dale me lista te perbashketa me organizaten OMONIA ne Vlore dhe Gjirokaster. Ndersa bashkepunimi me Vllehet do te behet ne Qarkun e Korces. Keto qarqe njihen si bastione te PBDNJ-se, ku jane te perqendruar votuesit e kesaj partie. "Nenshkruam marreveshjen e bashkepunimit ne kuadrin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nuk eshte se kjo perben nje lajm, nuk eshte nje situate e re bashkepunimi me bashkimin demokratik te komunitetit etnik grek OMONIA dhe me Vllehet", tha gjate konferences, Vangjel Dule. Sipas tij, pavaresisht se unioni eshte ne vitin e pare te ekzistences ne formen e unionit te Vlleheve te Shqiperise, tradicionalisht ka pasur nje bashkepunim strategjik. I pyetur nga gazetaret mbi mundesine e largimit te Spiro Kseres dhe Kosta Barkes si dhe mundesine e garimit te tyre per deputet nen siglen e Partise Demokratike, lideri i PBDNJ theksoi se per partine qe ai drejton, nga filozofia e vet nuk eshte nje parti e perjashtimeve dhe e ndeshkimeve. "Natyrisht ne rastin se nje drejtues i PBDNJ, cilido qofte ai, perpara se t'i bashkengjitet nje force tjeter politike eshte ne nderin dhe ne moralin e tij, te paraqese doreheqjen prane PBDNJ. Ne momentet qe po flasim nje situate e tille nuk ka ndodhur", shpjegoi Dule. Ai thekson se nese do te kene fakte te tilla ligjore, me mbarimin e afatit te depozitimit te kandidaturave, natyrisht vepron vetvetiu statuti dhe cdo drejtues i PBDNJ-se qe ka preferuar nje parti tjeter, natyrisht eshte i vetemenjanuar. Ndryshe nga sa pritej, PBDNJ do te garoje ne koalicion e majte te drejtuar nga kreu i PS, Edi Rama, "Bashkimi per ndryshim".

BOLLANO

Kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, deklaroi diten e djeshme ne konferencen me drejtuesit e PBDNJ dhe te shoqates se Vlleheve te Shqiperise, se nuk do te garoje per deputet. "Prania ime ketu besoj se eshte nje qendrim i njejte dhe nje vazhdimesi mund te them, dhe jo nje qendrim i njejte", shprehu qendrimin Bollano.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›