Bajrami mbron titullin

Xhavit Bajrami e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të kick-box, në versionin ISKA (International Sport Kick-boxing Association). Kick-boksieri kosovar me nënshtetësi zvicerane, ka barazuar me kick-boksierin francez, Freddy Kemayo, pas pesë rundeve të forta të zhvilluara.
Barazimi ndaj francezit, në meçin i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në Prishtinë, i ka mjaftuar Bajramit që ta mbajë brezin e artë në kategorinë e tij.
Kick-boksieri kosovar ka qenë shumë më i mirë në rundin e dytë, ku pati mundësi ta shtrinte për dysheme kundërshtarin, të cilin e shpëtoi gongu. Por, në rundin e katërt, Bajrami rrezikoi seriozisht të humbiste, pasi Kemayo u tregua i tmerrshëm.
Ndërkaq, rundet 1, 3 e 5, ishin më të baraspeshuara. Me plot meritë e kam mbrojtur titullin e kampionit, edhe pse kundërshtari ishte shumë i papërshtatshëm. U pa që Kemayo kishte ardhur për të fituar. Për mua kjo është fitore që nuk zëvendësohet me asgjë. Jam shumë i gëzuar, u shpreh pas meçit, Xhavit Bajrami.
Në anën tjetër, Freddy Kemayo ishte plotësisht i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve. Ai konsideron se i është bërë e padrejtë. Unë e kam fituar këtë meç, kjo nuk diskutohet. Kërkoj ri-meç menjëherë, pasi isha fitues i këtij meçi, tha francezi.
Para meçit kryesor, u zhvilluan edhe gjashtë luftëra të tjera. Në kategorinë deri në 75 kilogramë, Shpëtim Ahmetaj fitoi ndaj boshnjakut Haris Spahic, i cili e dorëzoi meçin në rundin e tretë. Në kategorinë 71 kg, Avni Kabashaj barazoi me Adnan Markovicin nga Bosnja.
Në kategorinë, 86 kg, Ferid Bajrami e mundi Asim Hamza Selimovicin e Bosnjës, e në atë 70 kg, Shemsi Beqiri ishte më i mirë se Vedad Mulaomerovic (Bosnje). Ky i fundit e dorëzoi meçin në rundin e parë. Blerim Rashiti ishte i pamëshirshëm ndaj Haris Gredelj në kategorinë 86 kg, andaj meçi u ndërpre në rundin e parë.
Kurse, në natën e së shtunës u zhvillua edhe një meç i boksit. Boksieri kosovar Milot Shabani, ishte më i mirë se boshnjaku Sead Klicic.