E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gure ne aksin Elbasan-Librazhd

Një masë shkëmbore, gurë dhe inerte bllokuan përkohësisht aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Rrëshqitja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” që përbën edhe segmentin më të vështirë të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë. Dëme në njerëz e automjete nuk ka pasur, kurse inspektorët e policisë rrugore si dhe punëtorë të mirëmbajtjes, morën masa për qarkullimin.
Mjeteve të rënda u është dashur të zhvendosin mbi 30m2 shkëmbinj që kishin bllokuar rrugën. Më pas ajo është hapur në njërin kah dhe qarkullimi i automjeteve ka vazhduar normalisht i monitoruar nga policia e qarkullimit rrugor.
Shtabi i emergjencës ka dërguar në vendin e ngjarjes makineri shtesë dhe aktualisht punohet për hapjen e plotë të këtij segmenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›