E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurët e kalasë së Kaninës në rrugë

Daton vitin 234 para krishtit dhe prej asaj kohe jane edhe keto gure me arkitekture romake! Kjo gje nuk i ka zmprapsur kryetarin e komunes se Kanines dhe firmen ndertuese ti perdorin gure te lashte te kalase se kanines per te shtruar rrugen. Pikerisht kjo eshte akuza qe ngre nje banor i fshatit Ermal Toro i mbeshtetur nga kryetari i shoqates se konsumatoreve Altin Goxhaj.

Ata ne akuzat e tyre e vene theksin tek provat filmike dhe fotografike te demeve qe i jane bere kalase se lashte te Kanines. Ndersa flitet per nje grup pune te ngritur me urdher te Kryeminsitrit Berisha per evidentimin e demeve, banoret e fshatit sjellin para kryeminsitrise fakte te pakundershtueshme te demit qe po peson kalaja e Kanines.

"Zoti Toro sot na ka sjell fotografite e provave te krimit te shkaterrimit te kalase se Kanines. Keta jane gure te kalase se Kanines, te gdhendur 2mije vjecare, qe po shkaterrohen per te bere rrugen e kalase se Kanines per turizem. Kete po e ben komuna perkatese", tha Altin Goxhaj.

"Ne i kerkojme ne emer te banoreve te fshatit Kanine, respektimin e ketij monumenti, pezullimin e punimeve te menjehershme ndaj kalase, rikthimin e gureve me mbishkrime antike. Ne kerkojme dhe respektimin e parametrave te rruges, e cila nuk eshte ne parametrat e rruges antike", u shpreh Elton Toro, banor i fshatit.

Kalaja me origjinë ilire qe ndodhet vetem 5 km larg Vlores u pushtua në vitin 234 para Krishtit, nga romakët, të cilët qëndruan këtu deri në periudhën e ndarjes së Perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit. Pas kësaj, kështjella mbeti nën zotërimin e Bizantit. Më tej kaloi në pronësi të fisit të njohur të Balshajve dhe më vonë, nën atë të Gjergj Arianitit. Në vitin 1417, kalaja u pushtua nga turqit.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›