Aliçka rikthehet me Kohën e puthjeve
Botimi
Ylljet Aliçka kthehet në Tiranë si shkrimtar. Aktualisht ambasador i Shqipërisë në Francë, Aliçka vjen për të promovuar sot, në orën 11.00, në Teatrin e Metropolit librin e ri me tregime “Koha e puthjeve”. I botuar nga “Toena”, ky libër me tregime vjen pas botimit të mëparshëm “Rrëfenja me ndërkombëtarë”, që shkaktoi jo pak diskutime atëkohë në rrethet letrare, por edhe diplomatike, meqenëse i kushtohej pikërisht jetës që bënin diplomatët e huaj në kryeqytetin shqiptar. Ylljet Aliçka ka qenë së fundmi i angazhuar edhe në shkrimin e skenarëve për filma.
#