Guri: Kam thyer rekordin e babait tim
Ne Rinas ka zbritur nje medalje e bronzte e varur ne qafen e Elis Gurit, medalistit me te ri te Shqiperise, ne Kampionatin Evropian te Mundjes, qe u zhvillua ne Finlande. Sportisti i ri u shpreh shume i lumtur per medaljen e marre, sepse mbi te gjitha, ka thyer edhe nje rekord familjar. Babai i tij, i mirenjohuri Iliaz Guri, perpara shume vjetesh ne nje evropian te zhvilluar po ne Finlande, ka mundur te zere vendin e gjashte, ndersa i biri, te dielen ne mbremje, ka mundur te shkoje me larg se babai i tij. Elis Guri garoi ne peshen e rende, mbi 96 kilograme dhe mundi ne finalen per vendin e trete estonezin Heiki Nabi me rezultatin 3-1. "Jam vertet i lumtur per medaljen qe fitova. Arrita te kualifikohem per ne Lojerat Olimpike te Pekinit pak kohe me pare dhe pretendoja nje medalje atje, por bronzin ne Finlande nuk e kisha menduar. Me vjen mire edhe per dicka, sepse kam permiresuar rekordin e familjes. Babai im ishte renditur i gjashti shume kohe me pare po ne Finlande, ndersa une i treti. Uroj qe t'i permiresoj keto rekorde", perfundon deklaraten e tij Elis Guri, dukshem i emocionuar.