Shulku: Federata eshte e alarmuar
Jeton Selimi
Shefi i Sektorit te Garave ne FSHF, Ilir Shulku, shprehet shume i shqetesuar ne lidhje me aktet e dhunes te ndodhura diten e diel ne Kukes, pas perfundimit te ndeshjes Perparimi-Terbuni 0-1, ka deklaruar se federata po e ndjek situaten me vemendje dhe se do te kryhen hetimet e nevojshme per te zbardhur te verteten. Humbja minimale u ka ngecur ne fyt kuksianeve, te cilet pas ndeshjes e kane shfryre inatin ku te munden, sidomos te treshja e gjyqtareve Lleshi, Molla, Doda, te tre nga Laci, te cilet e kane pare veten te dhunuar, madje edhe nga policia. Shefi Shulku sqaron se federata eshte ne pritje te relacioneve perkatese dhe me pas do te veproje. "Eshte nje situate aspak e kendshme. Ne si federate jemi shume te shqetesuar per dhunen e perseritur dhe do bejme c'eshte e mundur qe kjo ceshtje te zbardhet teresisht. Gjyqtaret kane ardhur sot (dje) ne federate dhe ne jemi ne pritje te relacionit te plote". Me pas, shefi i garave tregon edhe menyren se si do te procedohet nga federata dhe komisionet e saj deri ne zbardhjen e ngjarjes. Sipas tij, gjithcka do te jete ne dore te Inspektoratit te Disiplines, i cili do te beje te mundur faktimin e ngjarjeve dhe percaktimin e fajtoreve. "Duke qene se situata eshte anormale, ne kete rast, relacionet e gjyqtareve apo edhe fakte te tjera nuk do te kalojne ne doren e Komisionit te Disiplines, por do te jete Inspektorati i Disiplines, ai qe do te merret me zbardhjen totale te ngjarjes. Te gjitha materialet, perfshire relacionin e gjyqtareve dhe fakte te tjera, do te shqyrtohen nga ky inspektorat dhe, me pas, do te jete Komisioni i Disiplines, ai qe do te marre vendime ne lidhje me ceshtjen ne fjale", tregon per "KJ" shefi i garave ne federate, Ilir Shulku.
Te dielen e shkuar, pas perfundimit te ndeshjes Iliria-Albpetrol, deputeti Hajrullah Paturi goditi gjyqtarin Shkelqim Guce. Ne "orgjine" e dhunes nuk kane munguar shume lojtare te Ilirise, perfshire edhe zyrtare te klubit fushekrujas, qe nuk kane ngurruar te godasin ku te munden treshen gjykuese.
Perparimi: Terbuni na ofroi para!
Skandali i fundjaves se shkuar zgjerohet edhe me. Klubi kuksian, "Perparimi", ka denoncuar joshjen nepermjet parave te bera nga presidenti i Terbunit te Pukes, Petrit Syla, i cili u paskesh ofruar me pare para pikerisht lojtareve vendes dhe duke qene se nuk ka gjetur marreveshjen me ta, u eshte drejtuar gjyqtareve. Deklaratat jane bere nga zyrtare te klubit te Perparimit.
Policia bashkiake ka dhunuar gjyqtaret
Por ajo qe e ben skandalin te marre permasa me te medha eshte fakti se dhunuesit e tre gjyqtareve nga Laci, Lleshi, Molla e Doda, nuk kane qene lojtaret apo drejtuesit e klubit, sic jemi mesuar rendom te shohim, por forcat policore. Ka qene policia bashkiake e Kukesit, ajo qe ka rrahur gjyqtaret e ndeshjes Perparimi-Terbuni, duke bere keshtu nje rast te paprecedent.