E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese filma te animuar, premiera ne Millenium

Pasditja e djeshme ka shenuar shfaqjen e 5 premierave te filmave te animuar shqiptar. Te financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise, 5 filmat jane "Butterfly" nga Stefan Taci; "Cunami" nga Shaqir Veseli; "Divi dhe gjahtari" nga Artan Maku; "Bishtprerat" nga Gjin Varfi; "Dy autore, nje personazh, nje ...figurante" nga Artur Dauti dhe "Lunatizem" nga Elton Vogli, Ermir Destani e Roni Millo. Nje prej filmave, ai "Butterfly" i Tacit rrefen... "Nje vajze e re pas nje telefonate niset per te takuar te dashurin e saj ne vendin e caktuar. Historia e filmit eshte vendosur ne Tirane, por mund te ndodhe ne cdo vend te botes. Permes simbolikes e poezise se udhetimit te vajzes-flutur shohim e ndiejme atmosferen tipike te qytetit ku pertej nje ndjesie lokale perjetojme sadopak problematiken globale. Ne fund publiku perballet me dilemen e vajzes. A mund te jete e vertete ajo cka ndodh ne fantazine e saj gjate kohes qe pret te dashurin?! Simbolika eshte ajo mbi te cilen jane ndertuar edhe filmat e tjere, por ajo qe me se shumti duhet theksuar eshte fakti se ne nje kohe aspak te mire per filmin e animuar, ja ku mberrijne 5 premiera ne nje dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›