Guri i radhes
Piramida ishte guri i fundit i hedhur ne lumin e turbullt te mjedisit politik shqiptar qe si gjithnje u pasua nga nje seri kerkimesh te pse-qysh-tek- ut ku tashme ben pjese dhe ky shkrim.
Mazhoranca e ka shnderruar marketingun politik ne nje instrument konstant per te permbushur qellimet e saj strategjike dhe zhvendosja e papritur e vemendjes se opinionit dhe opinionisteve politikaneve dhe medias me tituj te radhes si martesat gay Tivari Lepuri mandatet e deputeteve se fundi Piramida me gjasa per te vazhduar me te tjera i sherbejne asaj ne synimet per te amortizuar deri ne sfumim tehun e vemendjes kritikes dhe akuzave politike ndaj problematikave te qeverisjes dhe problemit me madhor te saj transparences integrale zgjedhore te 2009-es.
Absurdi i arsyes ideologjike
Pavaresisht arsyes se vertete qe merret vesh e fundit dy qasjet me prezente te vendimmarrjes rreth fatit te saj jane interpretimet ideologjike apo ato utilitare.
Piramida eshte vertete veper e dedikuar ndaj kujtimit te diktatures por nese serviret per arsye primare ky mekat per ta eliminuar ate sot atehere kjo mund te perbente njekohesisht dhe kunderargumentin primar per ta konservuar ate .
Kjo sepse nese perfaqeson nje lapidar te diktatures pikerisht sepse e tille ajo perben nje stimul qe nuk te le kurre te harrosh dhe distancohesh nga praktika dhe ceshte me kryesorja mendesi jo demokratike qe e kaluara barti.
Ne te kunderten ne vendin e zbrazet jo domosdoshmerisht ne bulevard por ne mendjen tone ashtu pa e ndjere piramida te reja mund te ngrihen dhe zene vend secila me kultin e radhes prej te cilave shoqeria jone ka deshmuar qe nuk eshte dhe aq e imunizuar.
Kjo mund te privonte dhe brishtesonte relativisht gjeneraten e re e memorien e saj nga prekja e perjetimi real i se shkuares dhe dramave qe strehoi ajo por dhe ekspozonte fatin e se nesermes duke lene pak vend per referim me te shkuaren dhe reminishencat e saj.
Ne formatin e memories kolektive e kaluara duhet te jete e disponueshme per tu menaxhuar dhe arkivuar me ftohtesi prej brezave te ardhshem ne muzeun live te historise se ketij kombi.
Sfida e te tashmes pas 20 vjetesh ne demokraci mbetet qe te permbysim mentalitetin e piramides dhe jo ate vete sepse nese ideologjike ajo do te ishte arsyeja me e fundit per ta ndermarre ate gje.
Simbolike dhe pragmatizem
Nderkohe paradoksalisht Piramida nese pranohet se eshte konceptuar apo perceptohet dhe nga nje kalimtar i rastit ne menyre unikale si krahe shqiponje ne fluturim te pakten formalisht nuk mund te identifikohet domosdoshmerisht me diktaturen por me vete simbolin kombetar.
Reminishenca perandorake e shqiponjes ne kete plan nuk presupozon domosdoshmerisht sensibilitete ideologjike perkundrazi ajo qartazi eshte ikona e identitetit tone - shqiponja ndaj si e tille pavaresisht destinacionit fillestar perfaqeson jo thjesht parate dhe mundin tone por dhe nje imazh dhe nje simbol me sensibilitete kombetare.
Si e tille rebusi dhe sfida rrjedhimisht mbetet cka duhet te strehoje brenda ajo qe te konvergoje zemrat e shpirtin e shqiptareve kudo ku gjenden dhe cfaredo partie votojne.
Nga pikepamja pragmatike specialistet do e thone fjalen e tyre nese mund te perdoret dhe per cfare nese mund te modifikohet ne vetvete apo te inkorporohet me godina shtese ne funksione alternative por thjesht fakti qe eshte iniciuar si muzeum te pakten e permbush apriori kete funksion ndaj ku me pershtatshem se ne ish-muzeun e kultit te krijohet nje muzeum i ri ne kujtim te disidences shqiptare apo muzeun e luftes muzeun e artit kultures dhe sportit shqiptar etj me seksione te vecanta ne funksion te evenimenteve te radhes.
Nderkohe pertej funksionit muzeal Piramida-shqiponje mund dhe duhet te vleresohet nese mund te shnderrohet apo inkorporohet dhe ne funksion te vete parlamentit te ri shqiptar permes modifikimeve te duhura sepse nese e mundur do te ishte simbolike e fuqishme e strehimit te zerit te popullit nen gjirin e shqiponjes gjithnje duke presupozuar se parlamenti nga pikepamja sasiore do te mbetet modest duke sfumuar nje tjeter argument te hedhur ne media se piramida-shqiponje ze shume vend ne zone elite te kryeqytetit qe sesa objekt kritike duhet te perbeje nje model qe duhet te ndiqet per te lene hapesire te gjelber te bollshme publike rreth ndertesave publike apo private ne te ardhmen.
Shnderrimi ne parlament do te integronte institucionet dhe jeten parlamentare nderkohe qe parlamenti ekzistues do mund te shnderrohej ne nje salle mikpritese e evenimenteve te medha kombetare dhe nderkombetare qe integrimi ne NATO dhe BE i presupozon.
Transparenca e piramides zgjedhore
Shoqeria ka nevoje per transparence. Duke filluar nga ajo e votes prej seciles burojne dhe fuqite e tjera qe materializojne apo jo abuzimin transparenca ne rastin konkret perfshin ceshtje te administrimit dhe alokimit te financave publike vendimmarrjes dhe argumentimit perkates prej institucioneve shteterore etj.
Precedenti Piramida-shqiponje apo zalli i fundit i hedhur ne lumin e politikes pavaresisht zallamahise mediatiake dhe politike te induktuar nuk do te mund te amortizoje per me teper te sfumoje problematiken reale qe po dominon prej muajsh politiken shqiptare - transparencen zgjedhore perkundrazi e ben ate me imeniente duke deshmuar permes shfaqjes me te fundit te arbitraritetit ne kete ceshtje nje nga rrjedhojat e mosrealizimit te saj.
Transparenca zgjedhore si shpata e Demokleut nuk mund te tejkalohet duke hedhur pareshtur zalle ne fund te lumit qe vec deshmon indirekt dobesi dhe panik perballe presionit te opozites qe e ka shnderruar tashme ne misionin e saj sublim dhe identifikues afirmimin e te drejtes dhe lirise se votes dhe alokimit transparent te saj.
Perpara se te vendosim fatin e piramides-shqiponje klasa politike ne pergjithesi dhe mazhoranca ne vecanti duhet te clirohen nga mendesia piramidale qe sa lehte ngrihet aq gjate mban peng te ardhmen e nje shoqerie qe meriton respekt dhe jo demagogji respekt ky qe gjenezen e ka tek vota dhe shenjteria e saj.