E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kusherinjte per biznesin kapet ne Belgjike

Ishte denuar me 25 vite burg pas vrasjes se dy kusherinjve per konfliktin e nje lavatriceje inertesh. Kishte ikur nga burgu ne 97


Gezim Halitaj 42 vjec u kap dje nga policia belge ndersa ishte ne listen e te kerkuarve te Interpolit


TIRANE- Vrau kusherinjte bashkepronare te biznesit ne vitin 1992 arrestohet ne Belgjike i kerkuari i arratisur nga burgu ne vitin 1997 ndersa vuante denimin me 25 vite per akuzen e vrasjes se dyfishte.


Gezim Halitaj i njohur nga policia e Lacit edhe me emrin Gazmend Haliti u arrestua dje nga policia belge ne qytetin Aalst ndersa ishte i regjistruar ne kete vend me emrin Bashkim Ademi si qytetar shqiptar me shtetesi maqedonase.


Lajmi u konfirmua dje zyrtarisht nga Drejtoria e Policise se Shtetit nepermjet njoftimit zyrtar te saj per arrestimin e tij per llogari te autoriteteve te policise dhe te drejtesise shqiptare. Haliti 42 vjec kerkohej nga policia qe prej vitit 1997 qe kur ai ishte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit gjate trazirave te ketij viti ne Shqiperi.


Krimi per te cilin eshte arrestuar ne Belgjike Halitaj mesohet se ka ndodhur me 14 korrik te vitit 1992 ne fshatin Gurez te Lacit per motive pronesie. Sipas njoftimit te djeshem te Policise se Shtetit nga grindja e Gezim Halitajt Sokol dhe Perparim Halitaj kane pasur nje grindje me Gani e Ajet Halitajn kusherinj te tyre.


Shkak per grindjen mesohet te kete sherbyer nje konflikt mes personave per pronesine e pikes se perpunimit dhe te prodhimit te inerteve. Te dy palet pretendonin se trualli ne te cilen ishte ndertuar punishtja ishte me teper pjese dhe prone e tyre se sa e pales tjeter.


Ne grindje e siper mes tyre Haliti ne ate kohe 24 vjec eshte shkeputur dhe me nje arme gjahu shotgan ka qelluar drejt kusherinjve te tij qe ishin pala kundershtare qe pretendonin truallin.


Nga te shtenat e armes sipas burimeve te policise mbeten te vdekur ne vend kusherinjte e tij Gani Halitaj dhe Ajet Haliti.


Pas ngjarjes policia arrestoi te dyshuarin kryesor te ketij krimi. Pas disa muajsh hetimi te prokurorise dhe te procesit gjyqesor te zhvilluar ne Gjykaten e Krujes Halitaj u denua me 25 vite burg. Me 11 janar te vitit 1993 Gjykata e Krujes mori vendimin final per te duke i dhene denimin per krimin per te cilin e akuzonte prokuroria.


Nderkaq ne vitin 1997 Halitaj Haliti braktisi qeline e burgut ku vuante denimin duke u larguar jashte vendit. Dy dite me pare policia belge pas informacioneve te Policise Shqiptare i dha fund lirise se te kerkuarit duke e arrestuar ate me qellim ekstradimin ne vendin tone

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›