Pakistani nis trupa ne drejtim te Indise
Zyrtare pakistaneze thane se ushtria e Pakistanit ka nisur trupa ne drejtim te Indise pas tensioneve me Nju Delhin, lidhur me sulmet terroriste te muajit te kaluar ne Bombei. Deshmitaret thone se qindra trupa po levizin per ne lindje, nga kufiri ne veriperendim me Afganistanin, ku me pare ushtaret luftonin kunder Al-Kaedas dhe militanteve te Talibanit. Nje zyrtar i larte i sigurise, qe kerkoi te mos identifikohej, tha se "nje numer i kufizuar trupash", qe nuk merrnin pjese ne operacione, jane terhequr nga zonat e thella malore, per ne kufirin perendimor. Me pare, zyrtare te mbrojtjes jane shprehur se ushtria ka anuluar pushimet e ushtareve dhe i ka dhene urdher ushtrise dhe forcave ajrore, qe te jene ne gatishmeri te larte. Ministria e Jashtme e Indise i keshilloi qytetaret indiane, qe te mos udhetojne dhe te mos qendrojne ne Pakistan.