Gus Hidink thërret Çelsin: Do ta ndihmoj Abramoviçin
Trajneri i përfaqësueses
ruse, Gus Hidink, është
pranë emërimit te Çelsi, si
pasardhës i Luis Felipe Skolarit.
Holandezi është kontaktuar menjëherë
nga klubi blu, për të punuar
deri në fund të sezonit në krye
të stolit. 62-vjeçari, i cili ka marrëdhënie
mjaft të mira me Roman
Abramoviç, deklaroi: "Nëse do të
kishte qenë ndonjë klub tjetër,
përgjigjja ime do të ishte ‘jo‘ e prerë.
Por, kur bëhet fjalë për Çelsin,
situata është e ndryshme, pasi
kam marrëdhënie shumë të mira
me pronarin. Nëse do të mundja,
do të më pëlqente t‘i ndihmoja".
Londinezët kanë marrë leje
nga Federata Ruse e Futbollit
(FUR) për të hapur negociatat me
Hidink. "Kontaktuam zyrtarisht
me FUR-in për të marrë leje që të
bisedonim me Gus Hidink, që ai
të marrë drejtimin e skuadrës
deri në fund të sezonit. Kjo nuk
do të thotë se trajneri duhet të
heqë dorë nga detyra si trajner i
përfaqësueses ruse", lexohej në
një deklaratë për shtyp të Çelsit.
Strategu i mirënjohur holandez
ka këmbëngulur se nuk do të
heqë dorë nga detyra me Kombëtaren
ruse, duke theksuar se
është plotësisht i përkushtuar
për ta kualifikuar skuadrën në
fazën finale të Botërorit 2010.
"Puna ime te Çelsi do të zgjasë
vetëm dy ose tre muaj, deri në
fund të edicionit aktual", deklaroi
Hidink. "Nuk do të largohem nga
detyra ime me përfaqësuesen e
Rusisë. Këtë as që nuk e diskutoj.
Kur pranova të bëhesha trajner i
kësaj përfaqësueseje kishim një
projekt afatgjatë dhe nuk më
pëlqen të mos e përfundoj atë
detyrë që më caktuan". Megjithatë,
dypunësimi nuk pritet t‘i krijojë
asnjë problem trajnerit, që në
të kaluarën ka stërvitur njëkohësisht
PSV Eind‘hoven dhe Kombëtaren
australiane: "E njoh
mirë një situatë të tillë dhe e kam
të qartë sesi duhet të veproj".
Gjithsesi, Hidink mbetet një
zgjidhje "part-time" e problemit
dhe Çelsi do të vazhdojë kërkimin
e një trajneri, të cilit do t‘i besojë
skuadrën për sezonin e ri. Vëmendja
e klubit është rikthyer te
disa prej teknikëve më të mirë në
qarkullim, shërbimet e të cilëve
kërkoheshin gjatë verës së kaluar,
përpara emërimit të Skolarit.
Kandidatët kryesorë janë ish-trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard,
dhe italianët Karlo Ançeloti, Roberto
Mançini dhe Xhanfranko
Zola. Rajkard ka bërë të ditur se
do t‘i pëlqente të provonte aventurën
me Çelsin në Premiership,
por vetëm në fillim të edicionit të
ardhshëm. "Nëse oferta do t‘i
bëhej në këto momente, shanset
që Frenk (Rajkard) të pranojë
janë të pakta, pasi ai dëshiron të
pushojë deri në fund të sezonit",
tha menaxheri i teknikut, Perri
Overem. Një tjetër alternativë e
pëlqyer nga Abramoviç është
Ançeloti: përpara fillimit të sezonit,
drejtuesi i stolit të Milanit
kërkohej nga blutë e Londrës,
por ai preferoi të vazhdonte
punën në "San Siro". Megjithatë,
49-vjeçari do të ishte i interesuar
nëse posti do të jetë ende i disponueshëm
gjatë verës. "Daily
Mirror" shkruante: "Ançeloti
është trajneri i preferuar i Abramoviç
për një projekt afatgjatë
me Çelsin".
ruse, Gus Hidink, është
pranë emërimit te Çelsi, si
pasardhës i Luis Felipe Skolarit.
Holandezi është kontaktuar menjëherë
nga klubi blu, për të punuar
deri në fund të sezonit në krye
të stolit. 62-vjeçari, i cili ka marrëdhënie
mjaft të mira me Roman
Abramoviç, deklaroi: "Nëse do të
kishte qenë ndonjë klub tjetër,
përgjigjja ime do të ishte ‘jo‘ e prerë.
Por, kur bëhet fjalë për Çelsin,
situata është e ndryshme, pasi
kam marrëdhënie shumë të mira
me pronarin. Nëse do të mundja,
do të më pëlqente t‘i ndihmoja".
Londinezët kanë marrë leje
nga Federata Ruse e Futbollit
(FUR) për të hapur negociatat me
Hidink. "Kontaktuam zyrtarisht
me FUR-in për të marrë leje që të
bisedonim me Gus Hidink, që ai
të marrë drejtimin e skuadrës
deri në fund të sezonit. Kjo nuk
do të thotë se trajneri duhet të
heqë dorë nga detyra si trajner i
përfaqësueses ruse", lexohej në
një deklaratë për shtyp të Çelsit.
Strategu i mirënjohur holandez
ka këmbëngulur se nuk do të
heqë dorë nga detyra me Kombëtaren
ruse, duke theksuar se
është plotësisht i përkushtuar
për ta kualifikuar skuadrën në
fazën finale të Botërorit 2010.
"Puna ime te Çelsi do të zgjasë
vetëm dy ose tre muaj, deri në
fund të edicionit aktual", deklaroi
Hidink. "Nuk do të largohem nga
detyra ime me përfaqësuesen e
Rusisë. Këtë as që nuk e diskutoj.
Kur pranova të bëhesha trajner i
kësaj përfaqësueseje kishim një
projekt afatgjatë dhe nuk më
pëlqen të mos e përfundoj atë
detyrë që më caktuan". Megjithatë,
dypunësimi nuk pritet t‘i krijojë
asnjë problem trajnerit, që në
të kaluarën ka stërvitur njëkohësisht
PSV Eind‘hoven dhe Kombëtaren
australiane: "E njoh
mirë një situatë të tillë dhe e kam
të qartë sesi duhet të veproj".
Gjithsesi, Hidink mbetet një
zgjidhje "part-time" e problemit
dhe Çelsi do të vazhdojë kërkimin
e një trajneri, të cilit do t‘i besojë
skuadrën për sezonin e ri. Vëmendja
e klubit është rikthyer te
disa prej teknikëve më të mirë në
qarkullim, shërbimet e të cilëve
kërkoheshin gjatë verës së kaluar,
përpara emërimit të Skolarit.
Kandidatët kryesorë janë ish-trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard,
dhe italianët Karlo Ançeloti, Roberto
Mançini dhe Xhanfranko
Zola. Rajkard ka bërë të ditur se
do t‘i pëlqente të provonte aventurën
me Çelsin në Premiership,
por vetëm në fillim të edicionit të
ardhshëm. "Nëse oferta do t‘i
bëhej në këto momente, shanset
që Frenk (Rajkard) të pranojë
janë të pakta, pasi ai dëshiron të
pushojë deri në fund të sezonit",
tha menaxheri i teknikut, Perri
Overem. Një tjetër alternativë e
pëlqyer nga Abramoviç është
Ançeloti: përpara fillimit të sezonit,
drejtuesi i stolit të Milanit
kërkohej nga blutë e Londrës,
por ai preferoi të vazhdonte
punën në "San Siro". Megjithatë,
49-vjeçari do të ishte i interesuar
nëse posti do të jetë ende i disponueshëm
gjatë verës. "Daily
Mirror" shkruante: "Ançeloti
është trajneri i preferuar i Abramoviç
për një projekt afatgjatë
me Çelsin".