E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançester, Aleks Ferguson i trembet vetëm Barcelonës

Kundërshtari i ardhshëm në
Champions League nuk do
të jetë Interi, por Sër Aleks
Ferguson e konsideron Barcelonën
si kundërshtarin më të frikshëm
në rrugën e Mançester
Junajtid drejt titullit të Kontinental.
E ka thënë në Maltë, duke u
shpjeguar tifozëve se ka mbetur i
mahnitur nga forca e katalanasve.
"Manchester United Supporters
Club Malta", që është klubi më
antik i tifozëve të "Red Devils",
feston 50 vitet e tij të historisë. Në
përvjetor kanë mikëpritur Sër Aleks
Ferguson, Rajën Gigs, Gari Nevil
e Pol Skolls. Udhëtimi në Maltë
prezanton një nga momentet e
rralla të lira për disa nga futbollistët
e skuadrës, që më 24 shkurt
dhe më 11 mars do të përballen
me Interin në tetëshen e Champions
League. Në lidhje me këtë
ndeshje, Sër Aleks ka folur për
"uefa.com": "Interi është një
kundërshtar i vështirë dhe do të
jetë i vendosur mirë taktikisht në
fushë, pasi në krye të kësaj skuadre
është Hoze Murinjo". Tekniku
skocez ka shtuar më pas se e sheh
Barcelonën si kundërshtarin kryesor
të Mançesterit për fitoren në
kompeticionin më të madh kontinental
për klube. "Barcelona ka
demonstruar një forcë të madhe
dhe ka tashmë 12 pikë avantazh
nga kundërshtarët në kampionatin
spanjoll. Kjo mjafton për të
krijuar një ide se sa e fortë është
kjo skuadër". Megjithatë ai po shijon
skuadrën e tij, që në kampionat
vazhdon të mos pësojë gol, falë
protagonistit të madh, portierit 38-
vjeçar Edvin van der Sar. "Van der
Sar është njeriu që ka fiksuar rekordin
e 13 ndeshjeve pa pësuar gol.
Është një portier i madh, por të
gjithë kanë qenë fantastikë, në
mënyrë të veçantë mbrojtja jonë".
Duke folur për shkarkimin e Luiz
Felipe Skolarit nga Çesli, Sër Aleks
mendon se Liverpuli është kërcënimi
më i madh në Premier League.
"Nuk do të befasohesha, nëse Çelsi
do të rikthehej në formë për të
luftuar për titullin, tha Ferguson.
Kanë lojtarë kualitativë, edhe pse
besoj se Liverpul do të jetë kundërshtari
ynë më i madh". Ndërkaq,
numri një i pankinës së "Djajve të
Kuq" ka bërë elozhe edhe për Rajën
Gigs. 35-vjeçari, autor i golit të
fitores 1-0 ndaj Uest Hemit ditën
e diel konfirmoi se, nuk do ta lërë
futbollin në muajin qershor. "Argëtohem
ende shumë në fushë dhe
as që kam ndërmend që t‘i var këpucët
në gozhdë", theksoi mesfushori
uellsian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›