E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gusht, Alfa-t arrestojnë 256 persona

Pjesëtarët e Njësitit “Alfa” kanë bërë në muajin gusht gjithsej 256 arrestime, ndërsa kanë legjitimuar 813 persona në Maqedoni.

Në raportin e MPB-së, thuhet se “Alfat” kanë kontrolluar edhe 95 mjete udhëtimi.

Arrestimet janë kryer në baza të ndryshme - 22 persona janë arrestuar në bazë të telegramit, 25 të tjerë me fletarrestim e 65 persona nën dyshimin se kanë kryer vepër penale.

Të tjerët janë arrestuar në vendngjarje ose për vuajtjen e dënimit me burg.

MPB ka informuar gjithashtu se Alfa-t kanë asistuar gjithsej në 33 raste gjatë bastisjeve së shtëpive dhe objekteve të ndryshme. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›