Cyrihu bëhet me ndërtesën më të lartë prej druri në botë

Ndërtesa shtatë katëshe e shtëpisë botuese “Tamedia” në Cyrih është ndërtuar e tëra me material druriShtyllat prej druri masiv dominojnë në brendinë e ndërtesës së re. Fasadat janë bërë tërësisht prej xhami, në mënyrë që drita të depërtojë në të gjitha dhomat e ndërtesës.
Pak më brenda shtyllave të kujton një tempull japonez.
Struktura e një ndërtese të re të zyrës së grupit mediatik “Tamedia” në Cyrih është vepër teknologjike dhe një fryt i një bashkëpunimi midis arkitekti japonez Shigeru Ban me inxhinierët zviceranë.
Arkitektët kishin për detyrë për të përmbushur tri kritere, të cilat pretendon Tamedia: krijimin e një atmosferë të këndshme pune, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e kostos, raporton swissinfo.
Për këtë projekt është përdorur material i përsosur ndërtimi prej druri, thotë Shigeru Ban./Indeksonline/