E Martë, 3 Nëntor 2026

Mashtruan 63-vjeçaren shqiptare duke i marrë mbi 98 mijë euro, arrestohen 4 bullgarët

Një 63-vjeçare shqiptare ka rënë pre e një mashtrimi ku katër bullgarë i kanë vjedhur 98 mijë e 500 euro. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në Thira, aty ku banonte 63-vjeçarja shqiptare.

Gjithçka nisi të premten e kaluar, kur 63-vjeçarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, dyshohet se për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku u plagos rëndë një fëmijë i mitur.

63-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije, ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash. Megjithatë, mashtrimi u zbulua dhe nisi një hetim që rezultoi në çmontimin e grupit, mes të cilëve dy gra dhe dy burra.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›