E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gushti i aktiviteteve, në Elbasan janë planifikuar 18 evente kulturore dhe sportive

Parku “Rinia” në Elbasan, pasditen e së mërkurës u pushtua nga fëmijë dhe prindër.

Ata u bënë pjesë e një prej aktiviteteve sa argëtuese dhe sportive, aq edhe të traditës. Bashkia e qytetit kishte organizuar ditën e lojërave popullore, një traditë e hershme e çdo treve të vendit tonë.

Edhe për prindërit ky aktivitet ishte mjaft i frytshëm, pasi rrit kreativitetin e fëmijëve duke i larguar nga teknologjia dhe monotonia e përditshme.

Bashkia Elbasan vetëm gjatë muajit gusht ka planifikuar 18 aktivitete, shfaqje për fëmijë, ekspozita, koncerte, si dhe aktivitete letrare e sportive.

Gazetar: Enes Molla

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›