E Diel, 1 Nëntor 2026

Gushti, muaj i nxehtë, temperaturat deri në 40 gradë

Moti

Të gjithë ata që kanë planifikuar të shkojnë me pushime në gusht, duhet të gëzohen. Më në fund vjen një lajm i mirë edhe për këta persona, sepse dyshohej që gjatë këtij muaji moti do të pësonte luhatje dhe paqëndrueshmëri. Meteorologët parashikojnë se ky muaj do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, ndërkohë që temperaturat pritet që në ditë të caktuara të kapin vlerat deri në 40 gradë Celsius. E megjithatë ata njoftojnë që popullata të mos shqetësohet për këto temperatura të larta, pasi janë vlera normale dhe tipike të muajit të ardhshëm. “Për sa i përket ditës së sotme, e cila është dhe dita e parë e muajit gusht, pritet që moti të jetë i kthjellët. E gjithë java e parë e muajit gusht do të jetë me temperatura të tilla. “është parashikuar që gushti të jetë një muaj normal për sa u përket temperaturave dhe sasisë së reshjeve, të cilat do të jenë në parametra normale”, tha meteorologjia e institutit të parashikimeve, “Meteoalb”, Lajda Porja. Sinoptikanët parashikojnë rikthim të valës së të nxehtit afrikan në territorin e vendit tonë, duke shënuar vlera nga 39-40 gradë në qytete të ndryshme. “Kthimi i të nxehtit afrikan pritet në datat 9-10, pra në mesin e gushtit”, sqaroi Porja. Sipas saj, parametrat e erës pritet të jenë normale, duke mos sjellë dallgëzim në det.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›