Guti këshillon Realin ta transferojë Silvan

Ish ylli i Real Madridit, Guti ka këshilluar gjigantin madrilen të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, David Silva të cilin e konsideron si një prej futbollistëve më të mirë në botë në pozitën e tij.
“Nuk do të kishte përforcim më të mirë për Realin se Silva. Në pozitën e tij ai është më i miri”, tha Guti për të përditshmen sportive spanjolle AS.
Madje, Guti mendon se Silva do të ishte përforcim më i qëlluar për Realin se mesfushori i Tottenhamit, Luka Modriç. “Modriç është shumë i talentuar por nuk mendoj se është në nivel të njëjtë me Silvan”, përfundoi ai.