Guverantori Fullani: Rritja ekonomike pozitive
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive edhe gjatë këtij viti, pavarësisht se rritmi i rritjes do të jetë më i ngadaltë në raport me vitet e kaluara. Deklarata vjen nga Guvernatori Fullani gjatë një konference për shtyp ku u njoftua për mbajtjen e pandryshuar të normës bazë të interesit për lekun. Defiçiti buxhetor dhe ai tregtar janë zgjeruar muajt e fundit, theksoi Guvernatori duke shpjeguar edhe disa nga efektet e mundshme. Në lidhje me lëvizjet e mëdha që njohu kursi i këmbimit javën e kaluar, Guvernatori tha edhe njëherë se ato ishin të pabaza dhe se monedha vendase është e qendrueshme, madje në horizontin afatmesëm dhe atë afatgjatë pritet një forcim i lekut.