E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, Deputetët pa makina zyrtare

Qeveria shkurton me të pakten 30 milion dollarë shpenzimet për transportin e fuksionarëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit. Projektiligji i paraqitur në mbledhjen e radhës së qeverisë synon sipas kryeministrit Sali Berisha të vendosë një kod të ri etike në këtë drejtim, duke u ndarë përfundimisht nga praktika e deritanishme. Praktikë që kryeministri e cilësoi të rrezikshme duke e lidhur këtë me shkallën e lartë të shpenzimeve për makina. Por edhe për drejtuesit e institucioneve kushtetutuese, duket se ligji është kushtëzues në një pikë që lidhet me përdorimin e automjetit në fundjavë. Kryeministri tha se në këtë rast duhet paguar prej tyre një tarifë vjetore.
Projektligji zhvesh deputetët nga e drejta për makinë, por u njeh të drejtën e një bonusi vjetor prej 45 mijë lekësh të reja. Në të njetën kategori me deputetët përfshihen dhe kryetarët e bashkive më të mëdha. Ligji parashikon ndarje në disa kategori të zyrtarëve duke zbritur në sasi edhe bonusin financiar për ta. Në kategorinë e dytë përfshihen zv/ministrat, këshilltarët në minsitri, drejtues të enteve rregullatore, zv/drejtorët e policisë, shërbimit informativ, etj të cilët do të përfitojnë 35 mijë lekë të reja për transport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›