Guvernatori Fullani: “Ktheni Depozitat në banka, janë të sigurta”
Autori i Lajmit: red.
Ecurinë e ka komentuar edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani, i cili ka qenë në të njëjtën linjë me FMN-në, ka këshilluar qeverisë të bëjë rialokimin e shpenzimeve, të gjenden finacime shtesë për të mbështetur buxhetin dhe të shtyhen shpenzimet që nuk janë të domosdoshme për ekzekutivin. Fullani theksoi se sistemi financiar e bankar janë të sigurt, pasi bankat sipas tij, janë të mirë kapitalizuara dhe po dalin me fitim. "Ne besojmë që vendimi i fundit i Kuvendit të Shqipërisë, i cili miratoi rritjen e vlerës së plotë të garantimit të depozitave në 2.5 milionë lekë, do të ndikojë në kthimin më të shpejtë të depozitave të tërhequra në sistemin bankar", tha Fullani. Sipas tij, niveli aktual i sigurimit të depozitave, i ngjashëm me atë të vendeve evropiane, garanton plotësisht dhe përgjithmonë kursimet e shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare. "Tashmë nuk ka arsye objektive që njerëzit të shqetësohen për sigurinë e kursimeve të tyre në banka", tha Fullani. "Analizat e përftuara nga stress-test-et e shumta që janë bërë si në rang sistemi, ashtu dhe në mënyrë individuale për çdo bankë më vete, tregojnë se sistemi në tërësi dhe asnjë nga bankat me rëndësi sistemike në veçanti, nuk janë të prekura në nivelin e likuiditetit dhe të kapitalizimit", deklaroi ai.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009