Gruaja dhe feminiliteti përballë botës në grafikë
Autori i Lajmit: red.
Një artiste e njohur italiane si “George Sand” prezanton plot 32 punime në grafikë, që kanë në qendër kryesisht gruan, feminilitetin dhe përballjen e saj me botën. Grafikat janë paraqitur në galerinë e arteve “Jozef” në qytetin e Durrësit në një ekspozitë grafike, “Nga ëndrra në realitetin artistik", të piktores italiane, Donatela Seritela, që siglon në punimet e saj nën emrin "George Sand". Artistja nga Ankona i nënshkruan tablotë e saj me emrin e personalitetes së njohur të kulturës evropiane të shek. të 19-të, të cilin e konsideron si emrin "artistik". Për piktorin Nikolet Vasia, "teknika është kërkesa e përhershme e autores, që realizon njollën, sipërfaqet, linja drithëruese dhe ekspresive, prekjet delikate dhe të gjitha së bashku transmetojnë variacionin emocional për temat e saj. Grafikat e piktores italiane sjellin prova artistike të realizuara në teknikat e incizimit me ujë të ngjyrosur dhe të fortë, ndërsa në raste të veçanta, provon me sukses edhe efektet e kripës apo të sheqerit mbi telajo". Artistja italiane Seritela thotë se ka zgjedhur si emër arti George Sand, siç mund të zgjidhte Sharles Baudleir, për shkak të kontradiktës filozofike mes tyre, ndërsa ndjen se piktura ka qenë një mundësi shumë e mirë për ta afruar mendimin intelektual të personaliteteve evropiane përmes grafikave të saj. Ekspozita e titulluar “Nga ëndrra në realitetin artistik” do të qëndrojë e hapur në galerinë e arteve “Jozef” të Durrësit deri më 15 prill. Në dhjetor 2008, Seritela ekspozoi punimet në Galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009