Urdhri në UÇK: Koloneli nga Tirana të drejtojë frontin
Autori i Lajmit: red.
Korrespondenca e UÇK me Ministrinë e Mbrojtjes, kodi i shkronjave të bisedimit, dokumente tip si infomohej NATO, grupi i oficerëve amerikanë në shtabin e UÇK-së
Për herë të parë botohen dokumentet sekrete të UÇK-së, bashkëveprimit të saj me NATO-n dhe amerikanët, sigurisht edhe me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes qëdel se ka bërë furnzimin me armë dhe mjete logjistike të luftëtarëve. Nga korrespondenca e shefit të shtabit të UÇK-së, kolonel Bislim Zyrapi, me Ministrinë tonë vihet re ndihma që u është dhënë luftëtarëv me armatime të lehta, artilerie dhe municione. Ndërkaq, shuhen mjergullat mbi emrat dhe deklaratat “aty isha edhe unë”. Në urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes së qeverisë së Kosovës, Azem Zyla, emërohen drejtues të frontit dhe operacionit “Shigjeta”: Komandant Bislim Zyrapi, zëvendës Spiro Butka, Ndihmës drejtues Shaban Musliu, koordinator Gramoz Kelmendi, Shef i organzimit i UÇK Agron Haradinaj, shef i logjistikes Mark Shala, Shef i armatimit Shefki Avdullahu, shef i policisë ushtarake, Fadil Hoxha. Mes emrave bie në sy ai i Kolonelit Butka, nga tirana, i cili do të luftonte deri në fund, madje do të drejtonte edhe TMK e Kosovës.
Bashkëpunimi me NATO-n ishte i përditshëm dhe, sic del nga njoftimet operative që i disponojmë në dosjen e operacionit “Shigjeta”, zbuloheshin në terren objektet që duhej të godiste NATO nga ajri.
Në urdhrin luftarak numer 01 të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, kolonel Bislim Zyrapi dhe të zëvendëskomandantit dhe shefit operativ, kolonel Spiro Butka, del qartë koordinimi me aleatët i operacionit. “4. Aviacioni. Detyrat sipas koordinimit të detyrave me me aleatët e grupit “X” tek “Dora e tërthortë. 6. Sinjalet dhe komunikimi. Sipas kodit të bisedimit dhe radiorrjetit të grupit “X” te “Dora e tërthort디. Sipas Kolonelit Butka një ekip amerikan ishte pranë shtabit të UÇK në Kukës dhe koordinonmte gjithçka. Këto dokumente plotësojnë historinë e vërtetë të UÇK, një forcë që luftoi në krah të NATO-s, një ushtri e vërtetë e njohur nga aleatët, përkundër etiketimeve të bëra në atë kohë nga politikanë ndërkombëtarë dhe të vendit si grupe “guerrile” apo “terroriste”.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009