E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Kujdes nga kriza, mos rrisni pagat e pensionet

Autori i Lajmit: Suela Topi
Kreu i financave Bode deklaroi se qeveria do të përballojë krizën nëpërmjet kontigjencave, është një shumë prej 2 miliardë lekësh, kësaj shume do t i shtohen edhe të ardhurat nga privatizimet, të cilat vlerësohen në masën e 260 milionë eurove

FMN përmes përfaqësuesit, Gerêin Bell ka paralajmëruar qeverinë të ketë kujdes me krizën ekonomike që ka përfshirë të gjithë botim, duke i sugjeruar të mos rrisë pagat dhe pensionet më 1 maj. Premtim, ky i fundit i ekzekutivit shqiptar.
Bell e bëri deklaratën në prani të ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Deklarata e Bell
Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bell ka dhënë lajmin e keq se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë nga 0 në 1 % ndryshe nga ç ka parashikuar qeveria. Bell theksoi se situata në vend mbetet ende e paqartë, ndërsa ka dhënë disa rekomandime për përballimin e krizës. Sipas tij, efektet e krizës janë shfaqur, dhe do pasqyrohen në uljen e nivelit të kreditimit nga bankat, uljen e dërgesave dhe ulje të eksporteve. "Politikat e shëndosha makroekonomike dhe strukturore në të kaluarën të qeverisë shqiptare e kanë vendosur atë në një pozicion shumë më të mirë, në krahasim me vendet e tjera në rajon", deklaroi Bell. Por, vijoi ai, "shenjat e para kanë filluar të shikohen në eksporte, në dërgesat e emigrantëve dhe për sa i takon kursit të këmbimit, por edhe në nivelin e kreditimit, gjë e cila do të ndikojë edhe në investime".
Ministri Ridvan Bode
Por, duket se rekomandimet do të ndiqen shumë pak nga qeveria. Sipas ministrit Bode duke filluar nga 1 maji do të bëhet rritja e pagave dhe do të ulet niveli i kontributeve e sigurimeve shoqërore, e njohur ndryshe si taksa e punës. Në këtë kuadër ai shtoi se "do të jemi këmbëngulës dhe të shpejtë në kontraktimin e kredisë që do të merret në tregun bankar ndërkombëtar, për ta bërë të mundur që të jetë disponibël në mes të muajit maj". Kreu i financave deklaroi se qeveria do të përballojë krizën nëpërmjet kontigjencave, është një shumë prej 2 miliardë lekësh, kësaj shume do t i shtohen edhe të ardhurat nga privatizimet, të cilat vlerësohen në masën e 260 milionë eurove. Bode tha se qeveria ka rreth 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që do të mund të përdorë për të qenë aktive në mbështetje të përpjekjeve për të mos u prekur nga kriza. Sipas tij, ajo që vërehet në tremujorin e parë të këtij viti është një stabilizim në sistemin financiar në tregun bankar, në kursin e këmbimit të monedhës shqiptare me valutat e huaja, por edhe një pozicion i pandryshëm i bilancit të eksporteve.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›