E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e naftës në bursë nuk reflektohet në tregun shqiptar

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka njohur javën e kaluar një ulje drastike, më e ulëta në 8 vitet e fundit, ku çmimi për një fucoi shkoi në 85 dollarë, por tpor përsëri tregu shqiptar nuk pati ulje të çmimeve. Premtimi i tregtarëve të naftës për të ulur me 5 lekë litrin duket se nuk është zbatuar në pikat e shitjes me pakicë. Aktualisht, 1 litër naftë shitet mesatarisht me 145 lekë, 1 litër benzinë me 150 lekë, ndërsa 1 litër euro diezel me 150 lekë. tregtarët e kanë hedhur fajin diku tjetër për këtë situatë. Ata kanë kërkuar që çmimet të përcaktohen nga konkurrenca në treg dhe në frenimin e rritjes së tyre mund të ndikonte vetëm qeveria, nëpërmjet vendosjes së një TVSH-je fikse për litër dhe jo me përqindje, siç është aktualisht. Një tjetër faktor që shihet pengues është mungesa e prodhimit vendas, edhe pse ARMO-ja mbulon 25 për qind të tregut. Aktivizimi i kompanive private në sektorin e naftës bruto ka rritur ndërkohë prodhimin vendas, si dhe ka shtuar edhe fitimet neto. Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri pësoi rritje të konsiderueshme gjatë 6-mujorit të parë të vitit, si pasojë e hyrjes në fazën e prodhimit të disa kompanive të reja që gjatë vitit të kaluar qenë ende në fazën e investimit. Sipas të dhënave në fushën e Patos-Marinzës, e cila është fusha më e rëndësishme naftëmbajtëse e Shqipërisë, prodhimi gjatë tremujorit të dytë të këtij viti arriti në rreth 1 mijë ton në ditë ose 5.800 fuçi. Një vit më parë, prodhimi në këtë fushë qe 5.200 fuçi në ditë. Gjatë muajve të fundit, 42 puse ekzistuese janë rivënë në punë. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria prodhoi 560 mijë ton naftë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›