E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i BSH-se Topi dekreton Fullanin


Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi Ardian Fullanin si Guvernator të Bankës së Shqipërisë

Guvernatori aktual Fullani u votua nga Kuvendi edhe si anëtar i bordit të BSH, me propozim të kryeministrit Sali Berisha.

Pak ditë më parë Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, propozuar nga Partia Socialiste, Dhori Kule nga Partia Demokratike dhe Ela Golemi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas nenit 44, pika 2, “të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave.

Fullani po merr për herë të dytë të postit të guvernatorit, i cili ka një mandat 7-vjeçar. Kuvendi pritet të votojë 6 kandidatë për në këshill. Ndërsa tre anëtarët e tjerë, Halit Xhafa, Ardian Civici dhe Arjan Kadareja, do të vazhdojnë në këshill, pasi nuk u ka mbaruar mandati.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Bllokohen dy rrugë alternative
Greqi, pritet shpallja e qeverisë së re
Berlusconi: Jap dorëheqjen
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›