Guvernatori i Bankes Qendrore Do ta pranojme paketen e shpetimit
Guvernatori i Bankes Qendrore te Irlandes eshte zyrtari i pare i larte i vendit qe ka deklaruar se Republika e Irlandes do te pranoje nje kredi thelbesore si pjese e paketes se shpetimit te Bashkimit Europian. Kjo deklarate eshte bere ne media dhe vec te tjerash ne te thuhej se ajo do te ishte dhjetera milione euroshe. Vendimi perfundimtar i takon qeverise irlandeze e cila deri me tani ka deklaruar se nuk ka pranuar ende kredine nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar.
Komentet vijne pas takimit te zyrtareve nderkombetare ne Dublin per te thelluar bisedimet ne lidhje me mundesine e ndihmes per shkak te situates se rende ne te cilen ndodhet vendi si pasoje e deficitit buxhetor. Perfaqesues nga Fondi Monetar Nderkombetar Banka Qendrore Europiane dhe Bashkimi Europian do te takohen me qeverine irlandeze. Megjithate guvernatori pretendon se kredia pritet qe te merret dhe se ajo do te jete thelbesore. Do te jete nje kredi e madhe ka deklaruar numri nje i Bankes Qendrore. Por Kryeministri irlandez Brian Cowen i pyetur ne lidhje me komentet e guvernatorit ka deklaruar se guvernatori shpreh thjesht mendimin e tij. Nese Irlanda do te pranonte ndihmen ajo do te konsiderohej si nje humbje e madhe per reputacionin e Republikes se Irlandes dhe ne thelb do te dilte se shpetimi i vendit erdhi nga Brukseli. Sipas analisteve irlandezet e kane te veshtire qe te shmangin keshillat e partnereve te tyre europiane dhe te Bankes Qendrore te vendit. Nderkohe ministrja franceze e Financave Christine Lagarde ka deklaruar se i takon qeverise te Irlandes dhe vetem asaj qe te vendose ne lidhje me pranimin ose jo te paketes financiare. Kjo eshte nje ceshtje e sovranitetit kombetar brenda nje grupi qe eshte mbeshtetes qe ka ne vemendje te miren e perbashket te monedhes se perbashket. Une besoj ne qeverine irlandeze dhe sensibilitetin e saj ka deklaruar ministrja. Ceshtja e vertete eshte A do tia dale ekonomia qe te qendroje ne kembet e saj ne kushtet aktuale ne te cilat ndodhet Irlanda Tregjet financiare europiane pesuan nje rritje ne mengjes nga rritja e besimit te investitoreve per shkak te mundesise se pranimit nga ana e Irlandes se paketes ne fjale.