E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-punonjesi i bankes Kerviel

Kam qene thjesht nje ingranazh ne makinen e madhe

Rasti i punonjesit te bankes franceze Societe Generale Jerome Kerviel u shnderrua ne nje simbol te se gjithe krizes financiare boterore qe nisi ne vitin 2008. Ne muajin tetor ai u denua me pese vjet burg per humbjen e 5 miliarde eurove te gjitha para te bankes. Ne nje interviste te fundit ky personazh sa intrigues aq edhe interesant shprehet se perkunder asaj qe pretendon zyrtarisht banka ne te cilen ka punuar dinte ekzaktesisht gjithcka qe po ndodhte dhe gjithcka qe ai po bente dhe se puna e tij ishte krejt e zakonshme madje rutine.

Ne fillim te tetorit nje gjykate franceze iu denoi me pese vjet burg dhe iu urdheroi qe ti paguanit ish-punedhenesit tuaj bankes Societe Generale shumen prej 4.9 miliarde eurosh. Kjo eshte banka ne te cilen ju keni punuar qe nga viti 2000 deri ne vitin 2008. Si reaguat ndaj ketij vendimi

E shoh si nje padrejtesi te madhe. U ndjeva si dikush qe ishte goditur disa here pas koke. Fillimisht me pese vitet e burgut dhe me pas edhe me nje gjobe jashtezakonisht te madhe dhe cka eshte me e rende eshte fakti se nga kjo ceshtje banka ne te cilen punoja doli teresisht e paster.

Me pagen tuaj aktuale i takon qe kete shume ta shlyeni vetem pas 177 mije vitesh pune. Ju aktualisht fitoni 2300 euro ne muaj.

Gjykatesi thjesht vendosi qe te adoptonte te njejten linje gjykimi per kete ceshtje si ajo e avokateve te bankes ne te cilen une punova. Njerezit sigurisht qe perpiqeshin qe te mbronin banken dhe komunitetin financiar ne Paris. Dhe per te mbrojtur gjithe keto institucione duhet ta haja une.

E perditshmja pariziene Le Figaro dha kete pershkrim per ju ne dhomen e gjykimit Nje njeri i vetmuar qe merr fryme thelle dhe ne menyre te shpeshte me koken ne duar. A u befasuat nga vendimi i gjykates

Ishte teresisht i papritur. Ne momentin e pare qe e degjova u paralizova. Me shume u shqetesova per mamane time. E gjithe kjo histori e ka tronditur shume. Dhe une nuk e kuptoj vendimin i cili me fajeson vetem mua pa marra aspak parasysh sfondin qe gjithcka u zhvillua ne nje kohe krize. Ne i paraqiten gjykates provat tona sipas te cilave edhe shume punonjes te tjere banke kishin vepruar ne te njejten menyre si une dhe mbi te gjitha shefat e mi e dinin me se miri se cfare isha duke bere. Dhe ne fund banka doli e lare nga cdo lloj akuze.

Per sa i perket gjobes qe iu eshte vene ajo eshte e njejta shifer per te cilen u akuzuat se humbet me transaksionet tuaja ne vitin 2008 kur punonit per banken Societe Generale. Kurre me pare nje banke nuk ka humbur nje sasi te tille jashtezakonisht te madhe parash permes nje transaksioni ne lidhje me cmimet e aksioneve.

Gjate gjithe ketij procesi une nuk fitova para nuk u pasurova personalisht dhe nuk kreva asnje krim apo mashtrim financiar. Doja vetem qe te isha nje nepunes i mire dhe nje nepunes i mire ne nje banke eshte ai qe gjeneron te ardhura per banken. Une isha thjesht nje ingranazh i vogel ne makinerine e madhe dhe tani del se jam personi i vetem pergjegjes per te gjithe ate qe ndodhi madje edhe per vete krizen financiare.

Ne vitin 2005 ju u promovuat ne pozite ne banke. Si e arritet nje gje te tille

Une jam specializuar per stoqet gjermane. Pas pak muajsh mora pozicionin tim te pare te stoqet e Allianz duke vene bast te renia e tregjeve. Fillimisht nuk dola mire por pas sulmeve ne metrone e Londres ne vitin 2005 stoqet rane dhe banka nisi qe te perfitonte nga transaksionet e mia.

Si reaguan shefat tuaj

Kur fola me shefat e mi ne lidhje me kete situate gjate nje dreke pune kishte nje atmosfere paqartesie. Si punonjes i ri i bankes me vetem gjashte muaj pune nuk mund te merrja pozicione te larta. Por fale punes sime mora levdata dhe ato ma rriten hapesiren dhe lirine per te vepruar dhe bere spekulim te metejshme madje me shifra deri ne 5 milione euro. Kjo eshte dicka tipike per boten shume kontradiktore te tregtise se stoqeve. Limitet e rrezikut po zgjeroheshin perdite. Shefat e dinin kete por nuk pata kurre ndonje paralajmerim.

Por edhe me shifren 5 milione ju dukeshit i pangopur

Nderkohe vazhdoja qe te rrezikoja pasi e vura re se shefat e mi do te me mbulonin per shkak te interesit te tyre personal dhe atij te bankes. Ne fund te vitit 2006 bera nje transaksion me bursen gjermane te cilin e shita per nje perfitim prej 2 milione eurosh ne shkurt te vitit 2007. Qe nga transaksioni im i pare i suksesshem me stoqet e Allianz asnje nga shefat e mi nuk me kishte ndalur. Dhe ne kete periudhe isha duke bere perfitime shume te medha. Brenda tre vitesh shefat e mi i rriten objektivat e mi me 1700 per qind. Ky fakt tregon se ata e dinin plotesisht se cfare ishte duke ndodhur.

Dhe me pas ju niset qe te kishit besim shume te madh te vetja dhe te luanit me miliarda ne vend te milionave...

Nuk mendoj se me hyri vetja ne qejf apo pata ndonje delir te madheshtise. Me ndihmen e shefave te mi u ndodha ne nje pozicion te tille qe me nxiste te beja vazhdimisht lojera te rrezikshme dhe me shuma te medha parash. Ne mars pashe se risqet qe kishin te benin me kredite amerikane kishin dale jashte kontrollit dhe ne kete situate vura bast se shume shpejt do te kishte nje permbysje. Isha aq i perfshire dhe i intriguar nga ideja ime saqe nisa te merresha me miliarda dollare madje 30 miliarde dollare. Por mes marsit dhe korrikut tregu i aksioneve pesoi rritje te lexueshme cka me ekspozoi drejt humbjeve te medha madje deri ne 2 miliarde. Banka i mbulonte vazhdimisht humbjet e mia. Dhe perdite paguante per humbjet e mia ne tregun e aksioneve pa thene gje.

Kur erdhi ndryshimi i situates

Ne korrik tregu pati sulmin e pare te panikut dhe isha ne gjendje qe te fitoja 500 milione euro. E megjithate isha i bindur se tregjet do te vazhdonin qe te binin ndaj iu riktheva idese se 30 miliardeve. Nga agimi deri ne muzg do te qendroja me syte ngulur ne ekranin ne te cilin ndiqja transaksionet. Nuk vija me gjume ne sy dhe para perfundimit te vitit arrita qe ti siguroja bankes nje fitim prej 2.5 miliarde eurosh.

Ju punonit ne te ashtuquajturen zone tregtie Delta One qe merrej zakonisht me aksionet me risk te ulet ne indekset e bursave europiane. Maksimumi i riskut te ekspozuar ishte 125 milione. Si ka mundesi qe ju perfunduat ne miliarda per te luajtur dhe bere transaksione

Shefat e mi i kishin caktivizuar sistemet e alertit. Nese do te kisha dashur mund te kisha investuar edhe 100 miliarde ne nje dite te vetme. Shefat e mi hoqen te gjitha alertet nga kompjuteri im.

Megjithate juve ju kane akuzuar per mashtrim dhe per thyerje te sigurise. Ju vete sinqerisht ndiheni i pafajshem teresisht

Une kam perdorur vetem metoda qe kane ekzistuar gjithmone ne banke dhe jane te gjitha metoda qe i kam mesuar ne kete banke. Nuk ka shpikur asgje. Te gjithe vepronim njesoj.

A eshte e vertete qe risku me te cilin ju operonit nuk e terhoqi kurre vemendjen e shefave tuaj

Jo.

A mund te na e pershkruani nje dite normale ne banke

Ne banke shkoja gjithmone para ores 700 te mengjesit dhe shpesh largohesha prej andej ne oren 1000 te nates. Ishte nje pune qe e kisha pasion qe ishte me stres kishte adrenaline te larte dhe kjo me bente qe te vazhdoja dhe tia dilja mbane ne pjesen me te madhe te rasteve Shpesh nuk dilja fare as per te ngrene apo per te pire nje kafe.

Po si arrinit qe te kishit nje energji te tille Merrnit droge

Kurre. Nuk e kam bere nje gje te tille. Per mua puna ishte nje pasion. Ne ato kohe kjo jete virtuale me dukej jete normale. E vetmja gje se ciles i kushtoja vemendje ishte kompjuteri im. Kur dilja jashte e merrja me vete.

Disa punonjes banke qe merren me transaksione te medha financiare deklarojne se roli i tyre i modelit eshte personazhi kryesor i filmit Wall Street Gordon Gekko financieri i paskrupullit qe interpretohet nga Majkell Dagllas. A ka qene ai gjithashtu edhe roli model per ju

Absolutisht jo. Ka disa fraza nga ai film te cilat ish-koleget e mi ende i perdorin ne vendet e tyre te punes. Mua me kujtohet vetem nje thenie e tij Nese ke nevoje per nje shok merr nje qen. Fatkeqesisht kjo ka te beje edhe me pervojen time negative.

Ne skenat e fillimit te filmit Wall Street paraja nuk fle kurre ne vijim te filmit te siperpermendur i njejti personazh Gordon Gekko del nga burgu pas tete vitesh. Ishte denuar per mashtrime financiare. Ashtu si edhe ju edhe ai shkruan nje liber ne lidhje me boten e erret te mashtrimeve financiare dhe per hakmarrje nis qe te beje serish para madje me shume se sa kishte bere me pare. A keni menduar ndonjehere ju per tu hakmarre

Jo. Hakmarrja nuk ndihmon askend. Une kerkoj vetem te verteten dhe marrjen e pergjegjesise nga ata qe kane vepruar gabim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›