E Diel, 1 Nëntor 2026

Sakineh mund te fitoje lirine

Iran 18 nentor NOA - Hetimi mbi Sakineh Mohammadi - Ashtiani gruan iraniane te denuar me ekzekutim eshte ende i hapur.Sqarimi ka ardhur nga ana e Mahmud Ahmadinexhad.

Jemi ende duke hetuar rastin. Iranianet jane hetues shume te afte dhe do te arrijne ne nje perfundim te drejte - tha presidenti iranian gjate nje vizite ne Baku ne Azerbajxhan.

Me sa duket tashme familja e burrit te Sakineh eshte shprehur e gatshme per ta falur gruan e cila do te mund te fitoje lirine ne baze te ligjit te Iranit ne fakt nese fajtori i nje krimi merr faljen atehere mund te jete serish i lire.

Lajmi eshte bere i ditur nga ana e Ministrit te Jashtem Franko Frattini Angazhimi yne te pakten i imi eshte teper i qarte - tha ai - dhe kjo eshte per te shpetuar jeten e Sakineh nepermjet veprimeve nderkombetare diplomatikeqe mund te bindin autoritetet iraniane per meshire.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›