Fate Velaj Provokime artistike me Te kuqen ne dhomen e gjumit
Artisti vlonjat Fate Velaj vetem pak dite me pare ka celur ekspoziten vetjake qe vjen nen nje titull provokues E kuqja ne dhomen e gjumit. Permes 23 punimeve percjell te publiku gjithe emocionet dhe ndjesite qe provon individi gjate qendrimit intim ne dhomen e gjumit. Gjen aty deshiren pasionin seksin xhelozine friken e mbi te gjitha gjen aty dashurine...
Atij i pelqen te provokoje. Qofte fotografi ese a pikture. Gjithnje synon te shfaqet per publikun me dicka ndryshe dhe me kembengulje ia arrin. Artisti vlonjat Fate Velaj vetem pak dite me pare ka celur ekspoziten vetjake qe vjen nen nje titull provokues. E kuqja ne dhomen e gjumit permes 23 punimeve percjell te publiku gjithe emocionet dhe ndjesite qe provon individi gjate qendrimit intim ne dhomen e gjumit. Gjen aty deshiren pasionin seksin xhelozine friken e mbi te gjitha gjen aty dashurine. Ekspozita do te qendroje e hapur ne ambientet e Tirana Busines University deri ne fund te dhjetorit. Me pas gjate muajit janar do te spostohet drejt Austrise.
Z. Velaj ju vini ne Tirane me nje ekspozite te titulluar E kuqja ne dhomen e gjumit perse kjo zgjedhje perse e kuqja
E kuqja ne dhomen e gjumit nuk vjen rastesisht. Duke iu referuar edhe pjeseve te tjera qe permbushin spektrin tim kulturor artistik sic eshte fotografia eseja por edhe udhetimet e mia te pafundme neper shtete e ndryshme te Europes sa u takon politikave te ndryshme kulturore ne raste te vecanta dhe te politikave te mirefillta te japin nje pasqyre komplete te gjithe spektrit tim artistik. Ne vecanti nese do ti referoheshim edhe ciklit tim te meparshem kujtime nga e ardhmja nuk mungojne veprat e artit qe titullohen sipas ngjyrave. Te tilla jane Rapsodia e bluse se jugut e E zeze blu dhe mendime apo edhe Vlora mon amour ku gjithe qytetin e kam paraqitur me ngjyra blu. Kurse te ky cikel te gjitha punimet nuk kane nje titull te vecante por ato kane vetem kete titull qe i bashkon. Themeli i te gjithe ciklit ka qene pikerisht ngjyra e kuqe. Nje ngjyre te cilen secili prej nesh e ka perjetuar ne menyra te ndryshme. Kur flas per ngjyren e kuqe flas per ndjenjen per momente te perjetuara ne dhomen e gjumit ngazellimin harene dhe te gjitha ato qe permbajne momente te caktuara te jetes njerezore.
A gjen aty vetem dashuri
Ne cdolloj dashurie ekziston frika e xhelozia e te gjitha keto vijne permes punimeve te mia. Nepermjet raportit te ngjyrave te paraqitura neper telajos shikuesit i jepet mundesia te hyje ne te gjitha ato mendime qe ekzistojne te nje qenie njerezore perpara brenda dhe pasi del nga dhoma e gjumit.
Ju vini te publiku me kete cikel te perbere prej 23 punimesh. Kur ka nisur puna per realizimin e tyre
Ngacmimet i kam marre qysh ne vitin 2008 ku realizova edhe punimet e para te ketij cikli. Me pas pata nje pushim pasi mu desh te merresha ne Pogradec me projektin Europa Bulevard e njekohesisht edhe me aktivitete e tjera neper Europe. Kthimi ne penel ndodhi para dy javesh. Ne Radhime te Vlores u mbylla per dy jave dhe nisa te shkarkoja te gjitha grumbullimet e ndjenjave gjithe perjetimet emocionet dhe realizova ne kete menyre edhe 14 punime te formateve te medha.
Ju thate se nje pjese te punimeve te ketij cikli e keni nisur qysh ne 2008. A i keni ekspozuar me pare ato dhe si kane qene reagimet e publikut ndaj tyre
Kater punime te ketij cikli i kam paraqitur edhe ne Nju Jork para kesaj ekspozite. Pashe qe qysh ne paraqitjen e pare kishte mjaft interes. Ndjeva se dic i ngacmonte ata edhe prej komenteve te cilat ishin pozitive sa i takon koloritit forces shprehese te vepres dhe nentekstit brenda tyre. Megjithate nese nuk do te isha i bindur per ate qe dua te paraqes per shikuesin dhe te reagimet qe do te kete ai atehere preferoj te mos ekspozoj. Dua te them se edhe ne Tirane mendoj se ekspozita pati impakt. Publiku u paraqit me nje stil tjeter te te pikturuarit ate qe kritika ne vende te ndryshme ka kanalizuar me ekspresionizmin abstrakt.
Perse keni zgjedhur kete gjini
Artisti vete eshte ne kerkim. Dhe detyra dhe qellimi i artit eshte te provokoje kufijte e mendimit imagjinates. Ne kete menyre une gjeta veten time por edhe menyren ku forca ime artistike transmetohet edhe me mire. Cikli im i pare Pikturoj ne thellesi te drites ka qene vetem peizazhe. Cikli i mepasshem ka ardhur kur une arrita te largohem nga kjo gjini pasi mendoja se nuk mund te jepja me shume aty. Ciklet e tjera me pas Kujtime nga e ardhmja Fshati i vogel rreze malit te madh apo se fundi E kuqja ne dhomen e gjumit tregojne me se miri se edhe gjendja ime emocionale eshte me e ngarkuar edhe nga ambienti qe me rrethon.
Permende se qellimi i artit eshte te provokoje kufijte e mendimit. E ke bere kete edhe me Te kuqen ne dhomen e gjumit
Po. Permes ketij cikli provokoj te gjithe ata njerez qe e kane provuar dhomen e gjumit ne menyrat nga me te ndryshmet. Nepermjet raporteve te ndryshme te ngjyrave te strukturave artistike qe perdor ne telajot e mia ndonjehere edhe produkti i rastesise gjate punes bejne qe shikuesi te nise te imagjinoje momentet qe ai vete ka kaluar ne dhomen e gjumit. Menyren se si ai e ka perjetuar kete te kuqe ne periudha te caktuara te jetes. Gjate ekspozites kam degjuar reagime nga me te ndryshmet se si ai gjente brenda telajove. Degjoja ndonjehere edhe provokime te forta te cilat mua me cudisnin por qe i kuptoja fare mire pasi edhe une vete te tilla momente kam perjetuar me te kuqen ne dhomen e gjumit.