Guvernatori i Donetsk thirrje për evakuimin e 350 mijë njerëzve: I nevojshëm për të shpëtuar jetë
Guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko ka bërë thirrje për evakuimin e 350 mijë njerëzve. Sipas tij, evakuimi i tyre është i nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të mundësuar ushtrinë ukrainase të mbrojë më mirë qytetet nga avancimi rus.
Thirrja e guvernatorit Kyrylenko, siç raporton The Guardian, vjen një ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin shpalli fitoren në pushtimin e provincës fqinje lindore të Luhansk.
“Fati i të gjithë vendit do të vendoset nga rajoni i Donetskut. Sapo të ketë më pak njerëz, ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi më shumë te armiku ynë dhe të kryejmë detyrat tona kryesore. Një tjetër qytet i Donjeckut u bombardua të martën”, tha ai.
/rtsh.al/