Guvernatori i Kosovës dyshohet për korrupsion
Rexhepi do të jetë rasti i parë që do të procedohet nga Task Forca, e krijuar muaj më parë nga qeveria për luftimin e korrupsionit.
Guvernatori Rexhepi dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në BQK, ndërsa pritet që shumë shpejt të përballet me prokurorët e Departamentit të veçantë për luftimin e korrupsionit, shkruan e përditshmja "Zëri".
Siç thuhet, prokurorët e Task Forcës, pesë nga të cilët janë vendas dhe tre ndërkombëtarë, kanë pranuar lëndën nga misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX, kanë bërë të ditur burime të gazetës pranë Task Forcës.
Lënda e guvernatorit Rexhepi, sipas këtyre burimeve, tashmë gjendet në duart e prokurorëve vendorë që veprojnë në kuadër të Prokurorisë Speciale, dhe madje, ai është marrë në pyetje. Dyshimet ndaj Rexhepit, sipas të njëjtave burime, kanë të bëjnë me veprimet e tij në BQK, por edhe me disa parregullsi që ai dyshohet se i ka bërë para marrjes së pozitës së guvernatorit.