“Pango”, Reporterët pa Kufij:Gjoba ndaj TCH, shkeljee lirisë së medias
TIRANE- “Reporterët pa Kufij” dënojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të gjobitur televizionin Top Channel me një shumë rekord prej 400 mijë eurosh si dëmshpërblim ndaj ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango për transmetimin e pamjeve në të cilat ministri i kërkonte favore seksuale një vajze të re në këmbim të një pune në ministrinë që ai drejtonte.
"Jemi të habitur me vendimin e gjykatës. Vendimi i Top Channel për të transmetuar këtë video ishte i justifikuar plotësisht dhe krejtësisht i ligjshëm." theksohet në deklaratën e “Reporterëve pa Kufij”
"Ky vendim është i papranueshëm dhe përbën një shkelje serioze e lirisë së mediave. Ne shpresojmë se sistemi gjyqësor do të demonstrojë pavarësinë e saj." vazhdon më tej organizata.
(e.n/BalkanWeb)