E Diel, 1 Nëntor 2026

LDD:Deklaratat për luftimin e korrupsionit janë demagogji

Nënkryetari i LDD-së vlerësoi po ashtu se dalja me deklarata e zyrtarëve të EULEX-it për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” dhe mungesa e rezultateve në praktikë, bëjnë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të banalizohet.

“Pushteti aktual PDK-LDK, sikur të ketë vullnet politik dhe guxim për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të kishim veprime dhe rezultate, prandaj deklarimet se qeverisja aktuale do t’i prijë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kohen kur kjo qeverisje PDK-LDK është zhytur skajshmërisht në krimin financiar dhe korrupsionin, nuk janë gjë tjetër përpos demagogji”, u shpreh Zeneli.

Ai tha se LDD rithekson qëndrimin, se sundimi i ligjit nuk arrihet me deklarata publike dhe me distancim nga qeverisja e korruptuar dhe këtë, sipas tij, duhet ta dijë edhe ICO dhe EULEX-i, ata të cilët kanë ardhur të ftuar nga institucionet e Kosovës për të vendosur rend dhe ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›