Guvernatori i Tokios dëshiron të blejë ishujt e Kinës
Ishujt e pasur me pasuri natyrore, të quajtur në japonisht Senkaku dhe të njohur në gjuhën kineze si Diaoyu, formalisht janë pjesë e Japonisë, por pretendohen edhe nga Pekini zyrtar.
Nga ana e saj, Kina e denoncoi menjëherë propozimin si të paligjshëm. Ishujt, të cilat pretendohen edhe nga Tajvani, janë bërë prej kohësh një objekt tensioni midis dy superfuqive aziatike.
Ishihara, i cili edhe më parë është vendosur në qendër të skandaleve nëpërmjet deklaratave të tij tepër të sinqerta, bëri këtë propozim gjatë një takimi për trashëgiminë kultutore, në Washington.
Në një reagim të menjëhershëm, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm kinez, Liu Ëeimin, deklaroi: “Propozimi është tërësisht i paligjshëm, pasi Kina ka një sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt në fjalë. Çdo veprim i Japonisë në këtë drejtim, do të ishte ilegal dhe i panjohur ndërkombëtarisht”.