Guxholli reagon për fshehjen e pasurisë: Shpifje dhe intriga të ulëta, të nxitura nga ish- bashkëshorti im
Këshilltarja e kryeministrit Sali Berisha, Suzana Guxholli, ka reaguar pas lajmit se ajo ka fshehur mbi 1 milion dollarë pasuri. Ajo thotë se shkrimi i gazetës Shekulli është një shpifje dhe intrigë e frymëzuar nga ish i shoqi. Guxholli nuk e mohon pasurinë kur thotë se e ka grumbulluar nga projekte ndërkombëtare, por shton se që nga viti 2006 ajo ka atë pasuri që ka deklaruar. Guxholli thotë se apartamentin në Budapest i a ka dhuruar vajzës. Shekulli shkruante se Guxholli ka kërkuar nga i shoqi, Besnik Pani, gjatë divorcit mbi 1 milion dollarë pasuri, të cilën ajo nuk e ka deklaruar në deklarimin e pasurisë.
Dua te bej me dije opinionin publik, qe cfare thuhet ne gazete jane shpifje dhe intriga te frymezuara e te nxitura nga ish bashkeshorti im dhe te perdorura nga politika. Bej me dije qe te ardhurat e paraqitura ne gjyq per ndarjen e pasurise gjate marteses jane te ardhura te realizuara nga puna ime qe nga viti 1978 deri ne 2005, vit kur jam divorcuar. Te ardhurat e realizuara jane perdorur per mbajtjen e familjes, burre grua e te dy femijeve, rritjen dhe shkollimin e tyre dhe per blerje te pasurise se patundshme. Apartamentin e Budapestit, blere ne vitin 1998, ja kam dhuruar vajzes sime para se te kthehesha ne Shqiperi ne vitin 2006 dhe ky apartament eshte ne pronesi te saj. Bej me dije gjithashtu qe te ardhurat jane te realizuara nga projektet nderkombetare, bursat dhe punesimi im prej 9 vjetesh ne Budapest qe i perkasin periudhes 1991-2006, viti kur jam kthyer ne Shqiperi e jam punesuar si keshilltare prane Kryeministrit. Nderkohe, pergjegjesine financiare per femijet e kam mbajtur gjithmone une. E njejta shpifje eshte bere dhe ne zyren e deklarimit te pasurive, organi pergjegjes per deklarimet tona. Deklaroj perseri qe ne pronesine time qe nga viti 2006 gjendja pasurore e imja eshte si ne deklaraten e pasurise prane KLDSH-se, shkruan Guxholli.